FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Del Piero rikthehet te Juventusi? Tifozët bardhezi nisin të ëndërrojnë …

Vizitë surprizë te Juventus. Legjenda dhe ish-kapiteni bardhezi, Alessandro Del Piero, është shfaqur gjatë ditës së sotme në qendrën mjekësore të klubit, JMedical, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve të pranishëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, prezenca e Del Pieros në ambientet e klubit u prit me entuziazëm nga tifozët, të cilët e njohën menjëherë ikonën e Juventusit dhe e përshëndetën mes ovacionesh. Vizita e ish-numrit 10 bardhezi ka ngjallur interes të madh, edhe pse nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen e pranisë së tij në qendrën mjekësore të klubit.

Ndërkohë, skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, derbin e rëndësishëm ndaj Torino, një sfidë që konsiderohet vendimtare për objektivat sezonalë të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezinjtë janë të detyruar të marrin tri pikët në derbin e qytetit, ndërsa paralelisht shpresojnë edhe në hapa fals të rivalëve direkt në garën për një vend në UEFA Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?