Del pozitiv me Covid-19 portieri tjetër i Kombëtares
Pas shërimit të Strakoshës, Covid-19 tani prek portierin tjetër kuqezi, Etrit Berisha. Lajmi është konfirmuar nga skuadra e “gardianit”, SPAL.
“SPAL s.r.l. njofton se portieri Etrit Berisha, në izolim paraprak pas angazhimeve të fundit me kombëtaren shqiptare, doli pozitiv për Covid-19 pas tamponit molekulare të kryer dje. Lojtari nuk kishte asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të ekipit”.
Berisha do të qëndrojë tashmë në izolim në shtëpinë e tij në Ferrara.
KOHA JONË SONDAZH

