Dembele dëmtohet sërish, “mallkimi” e mban 4 javë jashtë fushave

Ousmane Dembele dëmtohet sërish. Sulmuesi francez është dëmtuar sërish dje në mbrëmje, teksa tashmë do të mbetet jashtë fushave të lojës për një muaj. Ernesto Valverde e aktivizoi në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj skuadrës së Real Sociedad, por francezi është dëmtuar në këmbën e majtë.

Dembele sapo ishte rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për 3 muaj, por tashmë do të lërë sërish ekipin e tij në baltë. Ai do të humbasë 5 ndeshje në vijim ndaj Betis, Alavesh, Espanjoli, Getafes dhe Eibarit. Francezi pritet që të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Çelsit. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?