Dembele kryen sot vizitat mjekësore me PSG, mund të luajë që këtë fundjavë

Ousmane Dembele mund të quhet lojtari më i ri i PSG. Sipas L’Equipe, mbrojtësi do i nënshtrohet sot vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë për 5 sezone me klubin parisien.

Kanë qenë negociata të gjata mes francezëve dhe Barcelonës, që në fund kanë patur një fund të lumtur. Në rast se gjithçka shkon mirë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique mund ta ketë në dispozicion nënshkrimin e tij të ri për ndeshjen e së shtunës kundër Lorientit të vlefshëm për javën e parë në Ligue 1.

Eksperienca e Dembele në Barcelonë, nuk shkoi sipas pritshmërive të tij, teksa rikthimi në Francë shihet si një mundësi që duhet shfrytëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?