Dëmtimet kthehen në mallkim, Dembele humbet sfidën ndaj Juventusit

Barcelona pësoi dje një humbje befasuese ndaj Cadiz, por ky nuk është i vetmi lajm i keq. Ousmanne Dembele ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës ndaj Juventus në Champions League.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi katalanas, pas ekzaminimeve të kryera mëngjesin e sotëm, teksa Dembele mbrëmë u aktivizua vetëm 45 minuta. Lajm i keq për francezin, që po kalonte një periudhë të mirë. Në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Dëmtimet janë pika e tij e dobët dhe tashmë do duhet të ndalet sërish. Ai ishte kthyer në fillim të këtij sezoni, pas një mungese prej më shumë se gjashtë muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?