FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi, Hamdi Salihi vetëm një javë jashtë fushave të blerta

Sulmuesi  i kombëtares sonë, Hamdi Salihi nuk është dëmtuar në përballjen mes ekipit të vtij Hapoel Haifa dhe Hapol Petah Tikva, ndeshje e vlefshme për javë e 22-të të kampionatit Izraelit. Sulmuesi shkodran u largua me barelë në fusha në fund të pjesës së parë për t'u transportuar më pas për në spital pasi dyshohej se kishte thyer brinjët, por pas ekzaminimeve mjekësore ai do të mungojë vetëm  një javë, në sfidën e ardhshme me kampionët në fuqi të Maccabit të Telavivit. Konfirmimi vjen nga klubi i tij izraelit, që siguron se 31-vjeçari ka vetëm hematomë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë thyerje. Rikthimi i tij javën që vjen i jep shanse  Salihit, edhe për grumbullimin me kombëtaren për sfidën shumë të rëndësishme eliminatore me Armeninë që do të zhvillohet në fund të muajit mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?