Dëmtimi horror i Sane, Guardiola kërkon mbrojtje për lojtarët

Pep Guardiola është shprehur shumë i shqetësuar pas ndeshjes ndaj Kardifit të fituar 2-0, teksa strategu spanjoll ka kërkuar mbrojtje për futbollistët. Trajneri i “qytetarëve” i referohet dëmtimi të Sane, i cili pësoi një ndërhyrje horror.

“Mbroni lojtarët, ose do të ndodh sërish. Jo lojtarët e Mançester Sitit, por të gjithë lojtarët, për të mirën e futbollit në përgjithësi, se ata janë artistë. Ju duhet të kujdeseni për ta”, u shpreh Guardi.

Benet, i cili ndërhyri në mënyrë brutale ndaj Sane u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, ndërkohë që tashmë talenti gjerman do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?