FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi i Granit Xhakës, sa do të mungojë kapiteni shqiptar?

Kapiteni i Sanderlendit, Granit Xhaka, do të mungojë të paktën dy javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, siç e ka konfirmuar trajneri Regis Le Bris. Mesfushori me origjinë shqiptare, iu nënshtrua ekzaminimeve fillestare dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme pas periudhës së rikuperimit.

Xhaka, i cili iu bashkua Sanderlendit gjatë verës nga Bajer Leverkusen në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën deri në 20 milionë euro, ka luajtur çdo minutë në këtë sezon të Ligës Premier përpara lëndimit. Lojtari mungoi në humbjen 3-1 ndaj Uest Hem, ku situata u pasua edhe nga një incident me tifozët gjatë qëndrimit në stol. Trajneri francez sqaroi:

“Ai ka një lëndim në kyçin e këmbës, i duhen të paktën dy javë për t’u rikuperuar dhe më pas do të bëjmë një vlerësim tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaka ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Sanderlandit këtë sezon, duke u paraqitur në të gjitha 23 ndeshjet në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë 5 asiste. Humbja e tij për dy javët e ardhshme do të jetë një sfidë e madhe për trajnerin Le Bris, teksa skuadra përgatitet për përballjet e rëndësishme në Premier Ligë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?