Dëmtimi i Lukakut, Interi merr përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore

Interi merr lajme fantastike nga Romelu Lukaku. Sulmuesi belg ka marrë sot përgjigjet e ekzaminimeve mjekësore, që nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim muskulor, duke qetësuar së tepërmi trajnerin Conte.

Lukaku mund të aktivizohet ndaj Sampdorias, pavarësisht se nuk është ende në 100% dhe se sot nuk është stërvitur. Sidoqoftë, është e vështirë të kuptohet, për momentin, nëse klubi do ta kursejë për ta pasur sa më në formë ndaj Romës dhe Juventusit.

Conte ka punuar me disa skema për të zëvendësuar, teksa Perisic është më favorit për të mbështetur Lautaro Martinez se sa Sanchez, i sapo kthyer nga dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?