Dëmtimi i Messit/ Politikani katalanas bën ironi me Ronaldon

Dëmtimi i Lionel Messit ka kaluar të gjitha parashikimet, duke qenë një çështje edhe jashtë sportit.

Është politikani katalanas, Gabriel Rufian, që ka nxitur debat me një postim të tij në llogarinë e tij në “Twitter”.

Rufian nuk mundi t’i rezistojë mundësisë për t’i përqeshur kundërshtarët e Messit për çmimin e “Topit të Artë” këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shkak të lëndimit të krahut të Messit, tani Cristiano, Griezmann dhe Neymar mund të shkojnë në tavolinën e Messit për t’i ndihmuar atij të hajë”, ka shkruar Rufian në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të këtij dëmtimi, nga Spanja raportohet se Messi do të mungojë në ndeshjet e tre javëve të ardhshme të Barcelonës, përfshirë këtu dy ndeshjet kundër Interit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjen kundër Real Madridit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?