Dëmtimi i Nejmar, Unai Emeri: Vendim i vështirë, kishte 10 për qind mundësi …
Vendimi është marrë: Nejmar do të operohet për të kaluar problemin pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Marsejës në kampionat. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Champions, një humbje e rëndë për PSG dhe trajnerin Unai Emeri.
Strategu spanjoll ka folur pas ndeshjes së Kupës ndaj Marsejës, duke sqaruar situatën e brazilianit. “U duk sikur kishte vetëm një shembje, por më pas u pa se kishte diçka më serioze. Operacioni u vendos pasi foli me mjekët e Brazilit. Ishte një vendim i vështirë, pasi sipas mjekut të klubit, ai kishte 10 për qind mundësi për të luajtur ndaj Realit. Për shembull, Guedes ka luajtur me një dëmtim të ngjashëm, dhe më pas është operuar”, ka thënë Unai Emeri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

