FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtohet Alexis Sanchez, kiliani ka një mesazh të rëndësishëm

Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe aktivizimi i tij pritet të jetë në dyshim në ndeshjen ku Kili do të luajë kundër Bolivisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Futbollisti i njohur ishte në prag të transferimit tek Manchester City e cila ofroi 60 milionë sterlina por Arsenali vetëm në minutat e fundit refuzoi shumë të majme duke mbajtur kilianin, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Kjo do të thotë se Manchester City do të presë deri në verën e ardhshme për të ringjallur interesin e tyre kur Sanchez të bëhet një lojtar i lirë pasi në verën e ardhshme i përfundon kontrata me Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Instastory”, sulmuesi i Arsenalit shkroi: “Kur bota ju kujton humbjet tuaja, kujtojeni atyre fitoret tuaja të paharrueshme. Një fitues është vetëm një humbës që përpiqet më shumë se një herë. Do ta kuptoni se ajo që sot duket si një sakrificë, do të përfundojë si arritja më e madhe e jetës suaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?