Dëmtohet bomberi i Juventusit, në dyshim për sfidën e Superkupës ndaj Milanit

Lajme të këqija për Juventusin në prag të ndeshjes së Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Mario Mandzukic ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitjen e sotme dhe është në dyshim të madh për ndeshjen që do të luhet në Gedda.

Sulmuesi kroat ka pasur një dhimbje në kofshën e majtë dhe me siguri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavë në Kupë ndaj Bolognës. Shpresat e trajnerit Massimiliano Allegrit janë për ta pasur të gatshëm për ndeshjen ndaj Milanit, e programuar më 16 janar.

Mandzukic ka qenë vendimtar në ndeshjet më të vështira të bardhezinjve në kampionat. Viti i ri në këtë mënyrë nis me probleme në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?