Dëmtohet edhe Robertson, Klopp mbetet pa asnjë mbrojtës titullar
Liverpooli duket se po kalon një sezon të mallkuar. Trajneri Jurgen Klopp nuk ka në dispozicion asnjë nga mbrojtësit titullar që jemi mësuar. I fundit që i është shtuar infermierisë është Andy Robertson, i cili është dëmtuar dhe do të humbasë ndeshjen me Sllovakinë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Të kuqtë nuk kanë në dispozicion as Van Dijk, Joe Gomez dhe Trent-Alexander Arnold janë të dëmtuar. I radhës është dëmtimi i mbrojtësit të krahut të majtë. E gjitha mbrojtja titullare e kampionëve do të mungojë për trajnerin Klopp.
Liverpooli nuk ka të disponueshëm as Salah, i cili është prekur nga Covid-19, ndërkohë që Thaigo Alcantara është i dëmtuar.
KOHA JONË SONDAZH

