FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtohet Varane, Reali mbetet pa mbrojtje përballë Valencias

Real Madrid do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Valencias, për shkak të disa mungesave, dhe situata është ndërlikuar edhe më tepër pas stëvitjes së mëngjesit të sotëm.

Raphael Varane është larguar i dëmtuar dhe janë të pakta shanset që ai të luajë. Aktivizimi i tij nuk përjashtohet plotësisht dhe lojtari dëshiron të luajë, por trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të mos rrezikojë.

“Varane dëshiron të luajë, por njëkohësisht ka edhe një dëmtim. Aktivizimi të dielën është disi me rrezik dhe unë nuk dua ta rrezikoj”, tha Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo e Jesus Vallejo nuk janë në dispozicion për ndeshjen. Në mbrojtje, Zidane ka të gatshëm vetëm Nacho, çka do të thotë se mund të tërhiqet Casemiro ose lojtarët e rinj Alvaro Tejero dhe Manu Hernando mund të bëjnë debutimin për Los Blancos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?