Depay shton kërkesat për pagën, Juventus mendon për alternativën Milik
Memphis Depay është në pritje të zhvillimeve që do të ndodhin me Juventusin, pasi ka zgjidhur kontratën me skuadrën e Barcelonës. Kërkesat e holandezit së fundmi sipas Corriere dello Sport janë shtuar.
Lojtari holandez ka kërkuar 8 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset. Juventus nga ana tjetër deri më tani i ka ofruar 5 milionë euro në sezon, plus 1.5 në formë bonuset.
Juventus po mendon edhe për një alternativë nëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët me Depay-in. Opsioni më i mundshëm është afrimi i Milik, për të cilin është gati huazimi me të drejtën e blerjes për një shifër totale që shkon në 10 milionë euro. Ky operacion mund të shërbente edhe për afrimin e Paredes nga PSG, pasi fondi i pagave do të ishte më i favorshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

