Derbi Dinamo-Tirana do të luhet në shtëpinë e bardhebluve

Kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore, ndërsa këtë të shtunë do të luhet edhe një tjetër derbi. Në orën 17:00, Dinamo do të përballet me Tiranën në një derbi që ka vetëm vlera sa për statistika.

Dinamo është pritëse e këtij takimi, ndeshja do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, pikërisht në shtëpinë e bardhebluve.

Dinamo shpesh herë këtë sezon i ka zhvilluar ndeshjet në “Elbasan Arena”, por këtë herë ka vendosur të luajë në qytetin e saj. Ekipi i Vanolit tashmë ka rënë zyrtarisht një kategori më poshtë dhe nuk po lufton më për asgjë, ndërkohë që Tirana është shpallur kampione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?