Derbi londinez për të transferuar yllin e Barcelonës
Tottenham i bashkohet garë për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, klubi londinez kërkon shërbimet e 20-vjeçarit i cili nuk e ka të sigurt një vend titullari te katalanasit.
Për spanjollin ka shfaqur interes edhe Chelsea dhe tashmë duket se do të kemi një derbi londinez në orët e fundit të merkatos. Barcelona kërkon të arkivojë një shumë të mirë parash për të bërë të mundur më pas transferimin Cancelos dhe Joao Felix.
Ansu Fati është një prodhim i “La Masia”, ai ka debutuar me ekipin e parë në shtatorin e vitit 2020. Që atëherë ka bërë 112 paraqitje me katalanasit duke shënuar dhe 29 gola.
KOHA JONË SONDAZH

