Dështoi me Kessie, Juventusi sfidon United për mesfushorin e Fiorentinës

Dy nga objektivat e Juventusit në mesfushë këtë verë përfunduan në Arabi, Milinkovic-Savic dhe së fundmi dhe Kessie. Tashmë skuadra torineze është futur në garë për Sofyan Amrabat.

Ky i fundit është prej kohësh një nga objektivat e Manchester United në mesfushë, por negociatat mes klubit dhe marokenit kanë ngecur.

Juventusi kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë 26-vjeçarin në Torino. Në Firence nuk do të lejojnë largimin e lojtarin për një shumë më pak se 25 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezinjtë do të nisin menjëherë sulmin për Amrabat në momentin që Zakaria të shitet. Mesfushori i Zvicrës me shumë mundësi do të kalojë për 20 milionë euro te Monaco.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?