Dështoi për Harry Kane, Bayerni tashmë hidhet në sulm për serbin e Juves

Pas refuzimeve të vazhdueshme nga Tottenham për Harry kane, duket se Bayerni është dorëzuar tashmë dhe do të hidhet në sulm për një tjetër bomber. Objektivi tashmë duket se do të jetë Dusan Vlahovic.
Bayeni ka kuptuar se duhet ta braktisë krejtësisht idenë për të arritur te kapiteni i Tottenhamit, për të cilin presidenti Daniel Levy kërkon të paktën 120 milionë euro.
Në këtë mënyrë buxheti për bomberin mund të përdoret për t’u hedhur në sulm për Vlahovic, prej kohësh në qendër të diskutimeve mes Juventusit e Chelsea-t.
Për një shkëmbim sulmuesish ku edhe pse palët janë afruar, nuk kanë arritur akordin përfundimtar. Bavarezët kanë shifrat e duhura për të realizuar qëllimin e tyre, pasi 80 milionë euro të paguara menjëherë mund të mjaftojnë për të parakaluar Chelsea-n
KOHA JONË SONDAZH

