Dështoi te Juventusi, por Di Maria i jep Superkupën Benficës me një “perlë” (VIDEO)
Angel Di Maria u rikthye te Benfica gjatë kësaj vere pas një sezoni të dështuar te Juventusi. Argjentinasi ishte protagonisti në fitoren 2-0 të “Shqiponjave” përballë Portos në finalen e Superkupës së Portugalisë.
Ky ishte trofeu i katërt i kampionit argjentinas me fanellën e Benfikës, skuadër me të cilën ka luajtur për dy vjet midis 2008 dhe 2010.
Di Maria e zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë me një gol spektakolar me një gjuajtje shumë kënd. Shumë shpejt erdhi dyfishimi i rezultatit me një gol të shënuar nga Musa.

KOHA JONË SONDAZH

