FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dështon transferimi i Kaçes te APOEL, mesfushori mbetet mes “katër rrugëve”

Ergys Kaçe nuk do të transferohet as te skuadra e APOEL Nikosias. Mesfushori i Kombëtares sonë sot ka udhëtuar për të sqaruar detajet e fundit dhe për të kompletuar huazimin për 6 muaj, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Futbollisti korçar u kërkua me ngulm nga trajneri Xhorxhios Dionis, i cili drejton skuadrën qipriote. Në vitin 2012 ishte po ky trajner që afroi Kaçen tek ekipi i parë i PAOK-ut.

Kaçe nuk ka arritur akordin final me klubin qipriot, teksa sot është rikthyer në Thesanoliki për të parë propozime të tjera që do të jenë më interesante për karrierën e tij. Nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi të mundshëm të Panthinaikos, që ka shfaqur interes në javët e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?