Dështon transferimit i Latif në Bjellorusi, sulmuesi kthehet te Teuta
Latif Amadu nuk do të transferohet te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus. Pak ditë më parë klubi bregdetar njoftoi transferimin e sulmuesit në skuadrën ku luan edhe Elis Bakaj, por transferimi ka dështuar. Pas arritjes së gjetjes së akordit për çmimin prej 150 mijë eurosh, kanë qenë përkufizimi i detajeve si dhe një devijim i rëndësishëm i Soligorsk në akordin për kushtet personale me Latif që ka hedhur në erë transferimin.
Shakhtyor Soligorsk ka paraqitur pretendime për pagesën prej 150 mijë dollarësh me këste duke vonuar kryerjen e saj deri në vitin 2020 çka është konsideruar e papranueshme nga drejtuesit e klubit durrsak. Veç të tjerash po kaq i rëndësishëm ishte dhe fakti se edhe kushtet e ofruara në termat personalë për Latif kanë pësuar një ndryshim rrënjësor duke qenë se bjellorusët tentuan të përgjysmonin pagën e futbollistit ganez çka i ka vënë vulën vendimit te Teutës dhe Latif që futbollisti të kthehet në Durrës. 25-vjeçari nga Gana do të rikthehet nën urdhërat e Bledi Shkëmbit për të qenë i gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

