Destinacioni Barcelona? Dembelé fotografohet duke ngarkuar plaçkat në makinë

Telenovela verore e transferimit të Ousmane Dembelé ka një tjetër detaj intrigues: Lojtari francez është fotografuar nga Bild teksa ngarkon bagazhet në makinë, çka i ka shtuar edhe më tepër spekulimet për të ardhmen. Francezi është pezulluar pa afat nga Borussia Dortmund për shkak të sjelljes së tij, nxitur nga dëshira për t’u transferuar te Barcelona.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodhë nëse spanjollët nuk derdhin 130 milionë euro, por më parë Dembele duhet të dalë para shokëve të skuadrës e t’u kërkojë ndjesë për sjelljen.

Dembelé refuzoi të paraqitej në qendrën sportive të Dortmundit javën e kaluar, para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, në përpjekje për të përshpejtuar bisedimet për transferimin në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?