FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deulofeu shumë pranë Interit, por Barcelona ka një kërkesë për zikaltrit

Zërat për një transferim të mundshëm të Zherard Deulofeut te skuadra e Interit po bëhen gjithmonë edhe të forta. Gazeta katalanase “Sport” ka folur për një takim të agjentit të lojtarit dhe skuadrës së Barcelonës, teksa vendimi pritet që të merret në orët në vijim.

Deulofeu nuk ka mundur të gjejë hapësira te skuadra blaugraa dhe po sheh mundësinë për t’u rikthyer sërsh ën Itali, me ekipin zikaltër që është në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.

Problemi sipas “Sport.es”, është fakti se Barcelona nuk pranon që futbollisti të huazohet më të drejtë blerje, por dëshiron shitjen e plotë të kartonit të tij. Me rikuperimin e Dembele dhe ardhjen e Kutinjos, tashmë hapësirat për ish-lojtarin e Milanit janë bërë edhe më të pakta. Klubi blaugrana kërkon 12 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?