Dha dorëheqjen nga kombëtarja, Kozak zbulon tradhëtinë e futbollistëve sllovak
Tradhëtia e futbollistëve të tij e ka detyruar ish-trajnerin e kombëtares sllovake të futbollit, Jan Kozak të japë dorëheqjen të dielën e javës që lamë pas. Këtë e ka pohuar vetë 64 vjeçari i cili mes lotëve ka zbuluar historinë që e shtyu drejt këtij vendimi.
“Shtatë futbollist frekuentuan një lokal nate menjëherë pas humbjes me Republikën Çeke në Ligën e Kombeve. Një episod që më lëndoi shumë dhe më bëri që të marr këtë vendim. Ishte si një shuplakë në fytyrë. Unë mund të kisha mbyllur njërin sy sa i përket këtij rasti, por nuk është stili im. Ose mund të kisha pezulluar shtatë lojtarët nga skuadra kombëtare, por jo. Po t’i kisha larguar këta lojtarë larg mund të ketë ndikuar në të ardhmen e Sllovakisë, sepse cilësia e tyre nuk mund të shpërfillet, kështu që unë vendosa të jepja dorëheqjen“. -u shpreh Kozak.
Ndihmësi i tij, Stefan Tarkoviç mori përsipër drejtimin e kombëtares në miqësoren kundër Suedisë të martën mbrëma, e cila përfundoi 1-1.
KOHA JONË SONDAZH

