FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dhimbje koke” për Allegrin, dëmtohet sulmuesi i Juventusit, mungon…

Paulo Dybala do të kryejë ekzaminimet mjekësore menjëherë pas dëmtimit në gju mbrëmjen e djeshme në duelin ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit.

Sulmuesi i Juventusit për shkak të dhimbjeve u detyrua të largohet në minutën e 57 duke braktisur fushën e blertë.

“Fox Sports” raporton se dëmtimi fillimisht nuk duket si diçka serioze por lojtari menjëherë pasi të mbërriojë në Torino do të kryejë vizitat mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Brazili fitoi miqësoren 1-0 përballë Argjentinës falë golit në minutat e fundit nga Joao Miranda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fundjavë Juventusi do të përballet me Genoan ndërsa Dybala pritet të lihet pushim për tu rikuperuar në duelin e rëndësishëm kundër Manchester United të vlefshme për Ligën e Kampioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?