Dhuna në “Selman Stermasi”, Disiplina jep dënimin për ekipin e Tiranës
Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e kësaj jave. Tirana ka qenë ajo që e ka pësuar nga ekipet e Superiores, duke i dënuar me zhvillimin e e 2 takimeve pa spektatorë për shkak të futjes së tifozëve në fushë në ndeshjen ndaj Kukësit.
Vendimet e plota:
1. KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
KOHA JONË SONDAZH

