Dhunoi partneren, mbrojtësi i Tottenhem u arrestua një ditë para ndeshjes me United

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Serge Aurier, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet angleze me dyshimin se ka dhunuar partneren e tij, me të cilën ka edhe një vajzë 5 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa orë para përballjes së skuadrës londineze me Manchester United në “Wembley”, takim që përfundoi me fitoren e “Djajve të Kuq” me gol të Marcus Rashford.

26-vjeçari i mohoi me forcë akuzat dhe pas disa orësh nën masën e arrestin u la i lirë. Në takimin me United Pochettino nuk e kishte futbollistin nga Bregu i Fildishtë as në stolin e rezervave.  Ai rrezikon që të marrë një dënim të rëndë nga klubi i “Spursave” që nuk i kursen gjobat kur bëhet fjalë për shkelje të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?