Di Biaggio e nis ndryshe te Dinamo, u jep një drekë lojtarëve (FOTO LAJM)

Luigi Di Biagio kërkon ta nisë me këmbën e mbarë aventurën te skuadra e Dinamos. Futbollistët e skuadrës kryeqytetase kanë marrë një ngarkesë të konsiderueshme fizike në seancat e javës së kaluar, teksa pasi i ka lodhur në stërvitje, trajneri Di Biagio vendosi të bënte diçka ndryshe.

Ai bashkë me futbollistët dhe të gjithë stafin e skuadrës, kanë drekuar në një nga restorantet pranë fushës ku po stërvitet skuadra blu, duke e parë këtë si një mënyrë për të krijuar më shumë afrimitet me njëri-tjetrin.

Atmosfera në kampin blu duket mjaft e mirë dhe stafi teknik po shfrytëzon edhe shtyrjen e kampionatit, në mënyrë që të sjellë skuadrën në formën optimale më 26 gusht, kur edhe pritet të startojë sezoni i ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?