Di Biagio këshillon Chiesa-n: Tani do të gjykohesh edhe për çerek ore lojë!

Gigi Di Biagio, ish-trajneri i tij tek Italia U-21 i intervistuar nga “Tuttosport”, trajneri foli për ndryshimet midis Fiorentinës dhe Juventusin, teksa talenti italian do të nisë një aventurë të re te kampionët e Italisë.

“Deri më tani ai është gjykuar në pesë ndeshje. Tani e tutje ai do të gjykohet për një çerek ore dhe nuk duhet të gabojë, sepse është në një ekip të mbushur me kampionë”.

Te Juventusi, mbi të gjitha Chiesa duhet të përballojë presionin: “Tani duhet të jetë i fortë, sidomos mendërisht. Është një hap i shpejtë, që duhet ta hedhë. Ronaldo sigurisht do të jetë një shembull i rëndësishëm. Përkrah tij, Federico, i cili tashmë është një lojtar i shkëlqyer, mund të kuptojë që kampionët prekin katër topa dhe shënojnë tre gola”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?