FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Francesco Miccoli do të ndihmësi i tij

Dinamo nuk ka humbur kohë për të konfirmuar akordin me trajnerin e ri që do të zëvendësojë Kamaratën, e larguar së fundmi. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se është arritur marrëveshja 2-vjeçare me italianin Francesco Moreiro. Ky i fundit do të prezantohet në datën 3 janar.

Gjithashtu bëhet me dije që pjesë e bluve do të jetë edhe Fabricio Miccoli, i cili do të ketë një rol të dyfishtë te 18 herë kampionët e Shqipërisë. Miccoli do të jetë ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve.

Për sa i përket trajnerit Moreiro, ai ka fituar Kupën UEFA me Interin e “Fenomenit” Ronaldo në 1998-ën dhe ka qenë pjesë e kombëtares italiane. Ai tashmë është një menaxher futbolli dhe trajner

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I DINAMOS:

Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marrsh!

Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave sëbashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.

Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.

Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist. -“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.”

Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?