Diomande ndez merkaton europiane, PSG dhe Liverpool duel për talentin e Leipzig

Sezoni i parë në elitën e futbollit gjerman ka mjaftuar që Yan Diomande të shndërrohet në një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Anësori 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka impresionuar me fanellën e Leipzig, duke zhvilluar një sezon mbresëlënës në Bundesliga. Diomande ka kontribuar me 13 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet, shifra që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e gjigantëve europianë.

Edhe pse interesimi për të është i madh, dy klubet që raportohet se kanë hyrë më seriozisht në garë janë Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Angli, Liverpool e sheh Diomande si profilin ideal për të marrë gradualisht rolin e Mohamed Salah në repartin ofensiv dhe, sipas raportimeve, është i gatshëm të investojë deri në 100 milionë euro për kartonin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, PSG vijon strategjinë e afrimit të talenteve të rinj me potencial të madh dhe besohet se kampionët francezë mund të shkojnë deri në 120 milionë euro për të siguruar firmën e futbollistit ivorian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?