FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disa muaj më parë u injorua nga Bogdani, ylli i Milanit zgjedh Kosovën

Talenti Ismet Sinani, i cili po shkëlqen me të rinjtë e Milanit, ka zgjedhur të përfaqësojë përfaqësuesen U-19 të Kosovës dhe jo Shqipërinë. Kjo zgjedhje erdhi për shkak se disa muaj më parë, ai mungonte në listën e Kombëtares U-19, që drejtohet nga trajneri Erjon Bogdani.

Në atë kohë trajneri Bogdani u shpreh se ishte një zgjedhje teknike, pasi Sinani kishte luajtur pak te Milani. Lajmi konfirmohet nga shtypi kosovar, konkretisht nga “KTV”. Lojtarit të ri i është bërë ftesa për ndeshjen që Kosova do të luajë me Portugalinë në raundin Elite dhe ai e ka pranuar.

Ai është një humbje e madhe, pasi Sinani është pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në Europë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?