FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Do ta bëj në pantallona ose në shishe”, reagimi i tenistit kur arbitri nuk e lejon të shkojë në tualet

Denis Shapovalov e nisi aventurën e tij në Australian Open me një fitore të vuajtur ndaj italianit Jannik Sinner (3-6, 6-3, 6-2, 4-6 dhe 6-4). Por, kanadezi mori protagonizëm pas një debati të gjatë me arbitrin e ndeshjes, i cili nuk i dha leje për të shkuar në tualet në fillim të setit të pestë.

“Çfarë ndodh nëse shkoj në banjë? Gjobitem? Nuk më plas fare”, i tha Shapovalov gjyqtarit Nico Helwerth. Pasi arbitri sërish nuk e lejoi, tenisti vijoi debatin: “Si nuk mund të shkoj? Duhet të urinoj. Do ta bëj në pantallona. Apo ta bëj në shishe? Nuk e kuptoj këtë rregull”.

Pasi fitoi ndeshjen, kanadezi u shpreh kështu për mediat: “Është një rregull idiot. Unë duhet të pi shumë lëngje para një ndeshjeje dhe logjikisht që më duhet të shkoj në banjë. Po na plas fshikëza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?