Donald Trump i ndalon Maradonës hyrjen në SHBA, shkak fyerja që i bëri presidentit amerikan

Diego Armando Maradona është padiskutim njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, por edhe një njeri shumë kontrovers jashtë fushës së blertë.

Por së fundmi ai ka marrë një lajm të hidhur: Atij i është mohuar hyrja në SHBA pas komenteve fyese ndaj Presidentit Donald Trump. Lajmin e ka bërë publik agjenti i tij.

Aplikimi për vizë i legjendës së futbollit është hedhur poshtë, pas një interviste të këtij të fundit në një televizion kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maradona e quajti Presidentin e Shteteve të Bashkuara “chirolita”, që në gjuhën argjentinase do të thotë “i pavlerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i tij shpjegoi: “Kur do merrnin vizën, i thashë Diego të lutem mos fol për SHBA-në. Por në një intervistë të bërë në një televizion kombëtar, që me pyetjen e dytë që i u bë lidhur me Donald Trump, Diego tha: Ai është i pavlerë”.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona ka pasur konflikt me SHBA-në, pasi edhe 20 vite më parë iu desh të largohej nga vendi amerikan pas testit pozitiv të dopingut.

Gjatë Kupës së Botës në vitin 1994, ai doli pozitiv dhe u dërgua në shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?