Dopietë nga Lewandowski e Muller, Bayerni i Munihut “likujdon” Werderin

Bayerni i Munihut nuk di të ndalet në Bundesligën gjermane, me bavarezët që mundën me përmbysje 4 me 2  Werder Bremen.

Takimi nisi keq për kryesuesit e kampionatit, pasi në minutën e 25-të mesfushori Gondorf kaloi në avantazh Werderin.

Reagimi i të besuarit nuk vonoi, me Muller që pasi stopoi me gjoks një krosim të Boateng e goditi sferën  me stil gërshërë për të vendosur barazpeshën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i dytë ishte po kaq spektakolar sa ai i pari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Robert Leëandosëski i thirrur në apel nuk gaboi, me gjigandin polak që fillimisht kaloi në avantazh Bayernin, përpara se Werder të barazonte përsëri.

Ishte përsëri polaku që kaloi në avantazh bavarezët, duke plotësuar dhe dopietën e tij në këtë takim. Gjashtë minuta nga fundi ishte radha e Muller për të realizuar dopietën e tij personale, dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar në 4 me 2.

Pas kësaj fitoreje Bayerni i Munihut vazhdon të mbaj vendin e parë me 47 pikë, +16 nga Leverkuseni i vendit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?