Dorëhiqet trajneri i skuadrës në Superligën shqiptare

Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Laçit. Tekniku durrsak bëhet i pari i këtij sezoni në Kategorinë Superiore që largohet nga drejtimi i skuadrës kurbinase.

Pas ndeshjes së javës së tretë të humbur në transfertë 3-0 përballë Kukësit, ai ka marrë vendimin përfundimtar duke u dorëhequr.

Nga dita e sotme, Laçi do të drejtohet nga trajneri i ri, Gentian Mezani i cili do të drejtojë skuadrën për ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Sopotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?