Dortmund e nis me fitore Bundesliga-n, vendos goli i Malen (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 19 Gusht 2023 22:22
Borussia Dortmund e nis me “këmbë të mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa mori fitoren 1-0 ndaj Koln-it.
Ndeshja u vendos nga një episod në minutën e 88-të, kur Malen i asistuar nga Nmecha gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi 3 pikët e para të sezonit ekipit të Dortmund.
Dortmund e nis sezonin e ri me pikë të plota, ndërkohë që Koln e fillon me disfatë.

KOHA JONË SONDAZH

