FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmund në krizë, helmohen 9 futbollistë disa orë para ndeshjes

Faza përgatitore në Marabella të Spanjës ka sjell gjëra negative të skuadra gjermane, Borussia Dortmund, pas nëntë futbollistë të tyre janë helmuar nga qebapët.

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Peter Stoeger po përballet me një situatë aspak normale në prag të ndeshjes së Bundesligës përballë Wlfsburgut.

Nëntë futbollistë të verdhezinjve kanë mbetur të helmuar nga konsumimi i mishit të qebapit në Marbella të Spanjës, ku Dortmundi u përgatit në ditët e para të janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë sapo mbërritën në Gjermani, Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin e Reimann shfaqën probleme intoksikimi dhe përfunduan menjëherë duke marrë ndihmën në klinikën e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është një situatë aspak normale dhe vuri në lëvizje të gjithë strukturat e klubit, që dolën në përfundimin se helmimi ka ardhur si pasojë e mishit të qebapit, që mund të ketë qenë i prishur.

“Ndonëse ka shumë optimizëm për të rikuperuar disa prej tyre për takimin e sotëm, vendimi përfundimtar do të merret vetëm 2-3 orë para ndeshjes”, u shpreh trajneri i Dortmundit, Stoeger.

Dortmund është pritës i Wolfsburgut në ndeshjen e sotme (e diel), e cila zhvillohet nga ora 18:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?