Dortmundi fundos Schalken, fiton me lehtësi derbin e Ruhrit (VIDEO)
Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë pa shumë probleme 3-0 derbin e Ruhrit kundër Schalkes. Këtë sezon Schalke ka pësuar 4 humbje dhe kanë vetëm një barazim në 5 ndeshjet e para.
“Blutë Mbretërorë” rezistuan deri në minutën e 55-të, kur Akanji zhbllokoi sfidën, ndërsa në të 61-tën Haaland realizoi të dytin i shërbyer nga Sancho. Ndërkohë në minutat e fundit, Hummels realizoi edhe golin e tretë duke i dhënë goditjen e fundit Schalkes, që nuk njeh fitore prej 21 ndeshjesh.
KOHA JONË SONDAZH

