FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi i jep goditje të fortë Barçës për super talentin

“Dembele nuk është afër transferimit në Barcelonë”, insiston Ëatzke i Dortmundit.

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke, i është kundërpërgjigjur Barcelonës për Ousmane Dembelen.

Menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Segura, tha mbrëmë pas ndeshjes me Real Madridin se Coutinho dhe Dembele janë shumë afër transferimit në “Camp Nou” dhe se marrëveshjet po shkojnë drejt finalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, diçka krejtësisht tjetër tani e thotë Hans-Joachim Ëatzke i Dortmundit, i cili i është kundërpërgjigjur Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e di se për çfarë është duke folur Segura, ndoshta është i trullosur nga ajo se çfarë i bëri Reali Barcelonës në Superkupë”, tha fillimisht ai për “Kicker”.

“Dembele është dëshirë e Barcelonës, por deri më tani nuk i është ofruar as një milimetër”, u përgjigj më tej, duke lënë të kuptohet se nuk duan të ulin kërkesat e tyre.

Besohet se Dortmundi do 50 milionë euro për talentin francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?