Dortmundi përmbysje e çmendur ndaj Bayernit, arratiset me 7 pikë në krye (VIDEO)
Borussia e Dortmundit fitoi një sfidë të çmendur 3-2 ndaj Bayernit të Mynihut në klasiken e futbollin gjerman, duke u dhënë një goditje të fortë ambicieve të bavarezëve për t’u rikonfirmuar kampionë të Bundesligës.
Pjesë e parë u mbyll me avantazhin e Bayernit me gol të Robert Lewandowskit në minutën e 26-të, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Marco Reus ktheu baraspeshën në rezultat me 11-metërsh.
Në të 52-ën, Lewandowski, i shërbyer nga Kmimich, shënoi të dytin personal, duke u dhënë sërish epërsinë bavarezëve, por kundërpërgjigjja e Dortmundit ishte epike me Marco Reus dhe Paco Alcacer që jo jo vetëm barazuan, por shënuan edhe golin e një fitoreje të madhe, që mund të rezultojë shumë e rëndësishme bë garën për titull, pasi Borussia krijon një diferencë prej 7 pikësh me Bayernin.
KOHA JONË SONDAZH

