FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi rigjen fitoren, Batshuai debutim spektakolar me dopietë (VIDEO)

Dortmundi më në fund gjen fitoren në Bundesligë pas 3 barazimesh. Verdhezinjtë kanë mundur 3-2 në transfertën ndaj Këlnit.

Blerja më e re Miçi Batshuai ka debutuar në mënyrë spektakolare duke shënuar dy gola në minutën e 35-të dhe 62-të, ndërkohë që Shurle realizoi golin e fitores, pasi vendasit kishin vendosur dy herë baraspeshën me Zoler dhe Mere. Kujtojmë që sulmuesi belg ka vetëm pak ditë që ka ardhur nga skuadra e Çelsit. 5 nga 6 golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë.

Dortmundi ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa Leverkusen dhe Shalke. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?