Douglas Costa dhe De Sciglio largohen nga skuadra e Juventusit

Douglas Costa transferohet te Bayern Munich. Anësori brazilian është afër kthimit në Gjermani në formë huazimi.bOperacioni  hap rrugën për Federico Chiesa, negociatat më të rëndësishme të orëve të fundit të tregut dhe e cila duket se është e destinuar të mbyllet në një kohë shumë të shkurtër.

Pra, rroga prej 6.5 milion euro neto për sezonin e ardhshëm do t’i paguhet nga Bayern. Treshja Rugani-De Sciglio-Douglas Costa lejon që Juventus të heqë qafe tre angazhime të rënda dhe të synojë përpjekjen e fundit në 24 orët e fundit. De Sciglio dhe Rugani kishin një pagë jo larg nga 3 milion secili.

Douglas Costa, sapo mbushi 30 vjeç, do të luajë pjesën e fundit të karrierës së tij të nivelit të lartë me ekipin kampion Evropian. Ai qëndroi në Mynih për dy sezone, nga 2015 në 2017, duke shënuar 8 gola në kampionat dhe 4 në Champions League. De Sciglio ndërkohë do të huazohet te Lyoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?