FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Draxler mund të lërë Parisin, krijohet radhë pretendentësh për ta marrë

Julian Draxler mund të largohet nga Paris SG, vetëm pak muaj pas transferimit në kryeqytetin francez. Blerja e Neymarit dhe mundësia e transferimit të Kylian Mbappe e kanë shtuar shumë konkurrencën në sulm dhe ia zvogëlojnë hapësirat gjermanit, i cili u ble për 40 milionë euro në janar. Sipas L’Equipe, trajneri Unai Emery i ka lënë të kuptojë se nuk e ka në plane, të paktën për formacionin titullar.

Për lojtarin ka mjaft pretendentë, ndonëse problem është paga e lartë më shumë se sa shifra që mund të paguajnë për blerjen e tij. Borussia Dortmund e Liverpool e shohin si zëvendësuesin ideal për Dembelé e Coutinho, të dy drejt Barcelonës, ndërkohë që janë edhe Arsenal, Tottenham e Inter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?