FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori Sportiv i Juventusit komenton zërat për afrimin e Ramsey dhe Mbappe

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventus, ka dhënë një intervistë për “Sky” gjatë “Globe Soçer Awards”. Ai ka folur për merkaton, por edhe për ambiciet dhe objektivat për 2019-ën.

“Besimi ynë për të fituar këtë vit është rritur ndjeshëm pas blerjes së Cristiano Ronaldo-s. Por në vitet e fundit kemi qenë gjithmonë mes protagonistëve në këtë kompeticion.

Ramsey? Është një lojtar shumë i mirë dhe luan te një ekip i madh. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj mundësive që ofron merkato. Mbappe? Është një fantazi. Fantazia të ndihmon, por jo në janar dhe as në qershor. Është një emër shumë i vështirë për t’u arritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Allegri? Është trajneri më i mirë i mundshëm për ne dhe besoj se Juventus është e përshtatshme për të. Kean? Nuk do të largohet, do të kërkojmë t’i mbajmë të gjithë lojtarët që kemi në ekip”, deklaroi Paratici.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?