FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtuesi i Partizanit konfirmon interesimin për sulmuesin Kwame Karikari

Në ditët e fundit po qarkullojnë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit Kwame Karikari në kampionatin shqiptar dhe është Partizani, klubi që interesohet për shërbimet e tij.

Sulmuesi ganez që aktivizohet me Neçi Bakun në kampionatin azer, është prioritet i të kuqve këtë merkato janari. Interesimin e Partizanit, e ka pranuar edhe vetë zëdhënësi për shtyp i Partizanit, Ildi Dajlani.

Ky i fundit, në një prononcim për “AzeriSport.com” shprehet se kanë pasur kontakte për futbollistët të cilët janë në listën e të preferuarve dhe sa i përket Karikarit, ende nuk mund të thuhet asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po punojmë për të tërhequr afrime të reja dhe kemi nisur të kontaktojmë për futbollistët të cilët janë në listën tonë. Për Karikarin nuk mund të them ende asgjë, duke qenë se nuk e dimë si përfundon ky operacion. Pas disa ditësh, do të qartësojmë edhe afrimet e reja në skuadër”, u shpreh Dajlani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?