FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dresden shet 72 mijë bileta, edhe pse stadiumi mban vetëm 30 mijë tifozë

Ditën e djeshme në raundin e 1/16 e Kupës së Gjermanisë, Dinamo Dresden, aktualisht në kategorinë e tretë, priti në shtëpi Darmstadt, një klub që luan në divizionin e dytë. Për ndeshjen, u shitën 72.112 bileta, në kohën kur stadiumi përmban pak më shumë se 30 mijë e në kohën e Koronavirusit.

Sidoqoftë rregullat e sigurisë u respektuan plotësisht. Stadiumi, në fakt, mbeti i zbrazur. Ndeshja u luajt rregullisht si në këtë periudhë me dyer të mbyllura. Por, me një llogari të shpejtë, më shumë bileta janë shitur vetëm në dy raste në historinë e Dinamos.

Dynamo Dresden ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Darmstadt. Një gjest simbolik i solidaritetit, i cili ishte shumë i suksesshëm në Krishtlindje. Me 72,112 bileta të shitura (me 5 euro secila) klubi grumbulloi kështu 360,560 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas transfertës evropiane në Beograd në 1991 (ishin 95,000 spektatorë të pranishëm) e asaj në Dortmund në 2011 (73,100 spektatorë), kjo është ndeshja e tretë në historinë e klubit të Dresdenit, për të cilën janë shitur më shumë bileta ndonjëherë, por e para për ndeshjet në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm dy gjëra nuk shkakun si duhet në mbrëmje: për shkak të erës, klubit iu desh të hiqte dorë nga koreografia me 30,000 tullumbace që do të ishin lidhur në sedilje: ekzistonte frika se mund të fluturonin në fushë dhe të pengonin mbarëvajtjen e ndeshjes. Edhe rezultati i ndeshjes ishte gjithashtu i keq: Dinamo humbi 3-0. Pavarësisht kësaj klubi dhe tifozët mund të buzëqeshin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?