Dribluesi më i mirë në Premier League? Ja cili kryeson deri më tani

Eden Hazard mund të mos jetë golashënuesi më i mirë në Premier League por ai kryeson me dicka tjetër. Sulmuesi belg realizoi 10 driblime ndaj futbollistëve të Liverpool duke vënë rekordin për numrin e driblimeve në një ndeshje të Premier League.

Asnjë futbollist nuk kishte realizuar 10 driblime në një ndeshje, gjatë këtij kampionati, por jo vetëm kaq…

Futbollisti i Chelsea është lojtari që ka bërë më shumë driblime që kur ka nisur sezoni. Në 52 tentativa, 41 driblime të belgut kanë qenë të suksesshme. Duke qenë se ai ka luajtur 1084 minuta, do të thotë se çdo 25 minuta, Hazard kryen një driblim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja renditja e dribluesve:

Swiss Digital Mobile Reklama

Hazard (41)

Townsend (40)

Mahrez (29)

King (29)

Salah (28)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?